Dhurata Hoxha: Të pandalshëm për fitoren e 6 tetorit
Kandidatja për deputete nga Lista e Partisë Demokratike të Kosovës, Dhurata Hoxha, pas takimit në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ka shkruar për entuziazmin për fitore, në zgjedhjet e parakohshme nacionale, më 6 tetor.

Lajme
Ajo ka cekur prioritetet e saj në mandatin si deputete, për shtetin me perspektivë për të rinjtë, për gratë dhe fuqizimin e tyre në vendimmarrje, mundësi e gjasa të barabarta.
“Të pandalshëm për fitoren e 6 tetorit, për fitoren e madhe, fitoren e shtetit tonë me perspektivë për të rinjtë, për gratë dhe fuqizimin e tyre në vendimmarrje, mundësi e gjasa të barabarta. Faleminderit qytetarë e simpatizantë të Lagjes “Arbëria”. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin! #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”, ka shkruar Hoxha.