Dhurata Dora vjen me një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar

Pas Soolking, këngëtarja duet me Phoenix.

ShowBiz

05/07/2019 13:34

Pas duetit shumë të suksesshëm me Soolking tani Dhurata Dora ka përfunduar edhe bashkëpunimin tjetër ndërkombëtar me Phoenix, shkruan lajmi.net.

Me anë të disa postimeve të bëra në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja nga Kosova ka bërë të ditur se kënga ‘Ex’ në bashkëpunim me Phoenix është publikuar në platformën Spotify.

Projekti ‘Ex’ është pjesë e albumit të ri të artistit gjerman të cilin e ka lansuar orë më parë dhe bashkëpunimi me Dhuratën është ndër këngët më të spikatura. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bzh6Di3lyvY/