Dhunohet një vajzë nga dy persona në Suharekë – Arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar fizikisht dhe është dhunuar një vajzë në Suharekë nga dy persona. Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar. Dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar. “Suharekë 02.07.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka…

Lajme

03/07/2024 09:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar fizikisht dhe është dhunuar një vajzë në Suharekë nga dy persona.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar.

Dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar.

“Suharekë 02.07.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.