Dhunohen dy femra në Kaçanik, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Një rast i rëndë ka ndodhur më 21 shtator në Kaçanik. Dy femra dyshohet se janë dhunuar, shkruan lajmi.net. Viktimat janë intervistuar nga Prokurori, më pas të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. “Kaçanik / 21.09.2026 – 23:00. Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga…

Lajme

23/09/2026 09:33

Një rast i rëndë ka ndodhur më 21 shtator në Kaçanik.

Dy femra dyshohet se janë dhunuar, shkruan lajmi.net.

Viktimat janë intervistuar nga Prokurori, më pas të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Kaçanik / 21.09.2026 – 23:00. Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori dhe pas intervistimit i njëjti ka autorizuar të hapet rasti i lartcekur. Të dyshuarit janë identifikuar  dhe arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh./Lajmi.net/