Dhjetë gratë që ndryshuan historinë

Roli i gruas në shoqëri është konsideruar gjithmonë një rol i dorës së dytë dhe i bashkangjitur me atë të figurës mashkullore. Edhe në ditët e sotme, kur lufta për barazinë gjinore është kthyer në një kusht jetësor apo që mentaliteti patriarkal është zbehur në disa shoqëri, situata nuk duket të ketë ndryshuar.

Fun

02/03/2017 13:21

Femrat vazhdojnë të konsiderohen seksi i brishtë dhe nuk marrin meritat që u takojnë. Por historia ka dhënë prova që gratë mund të jenë gjeni të vërtetë. Në listën e mëposhtme do ju njohim me dhjetë gratë që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Midis tyre edhe një shqiptare.

1.Nënë Tereza e Kalkutës ; Emri i vërtetët i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, është një ndër figurat më të rëndësishme të shekullit të kaluar e njohur për veprat e saj të bamirësisë për njerëzit në nevojë.

2.Marie Curie; Shkencëtarja polake është një ndër emrat më të njohur të të gjitha kohërave që zbuloi teorinë e radioaktivitetit.Në vitin 1908 Marie Curie ishte e para femër që dha mësim në universitetin e Sorbonës.

3.Margaret Thatcher; njohur ndryshe si Zonja e hekurt ka qenë një ndër politikanet më më influencë në politikën e Mbretërisë së Bashkuar.

4.Zhan d’Ark; Heroina kombëtare franceze që udhëhoqi popullin francez në luftën 100 vjecare me Anglinë)

5.Coco Chanel, Stilistja revolucionare që risolli një koncept të ri të stilit dhe elegances dhe që ishte e para që futi pantallonat në garderobën e femrave

6.Evita Peron; ish-gruaja e presidentit argjenstinas Huan Peron, themeluese e levizjes së Peronizmit

7.Anna Frank; Simboli më i vërtetë i Holokaustit. Ajo ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç kur shkroi Ditarin e saj sekret.

8.Maria Montessori; Studiuese e pedagogjisë së zhvillimit fëmijëro. Modeli Montessori është një ndër modelet më të rëndësishëm të edukimit sot në botë.

9.Lady Diana; Princesha e Uellsit ose princesha e popullit fitoi zemrat e njerëzve anembanë botës me thjeshtësinë dhe misonet e saj humitare. Pati një fund tragjik pasi vdiq në një aksident rrugor në vitin 1997.

10.Amelia Earhart; mund t’ju tingëllojë një emër jo fort i njohur, por Amelia Earhart ishte pilotja e parë femër në vitet ‘20 që realizoi udhëtimin e parë ndërkontinental.