Dhjetë fshatra të Prizrenit nesër mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” sha.Prizren, ka njoftuar se të martën në dhjetë fshatra do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Lajme

01/02/2021 17:44

Në njoftim thuhet ndërprerje të ujit do të ketë nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

“Të nderuar konsumatorë, KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ sha.Prizren ju njofton se me datën 02.02.2021 prej orës 10:00 deri në ora 16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Stacionin e pompave në Sozi ‘Nashec’ dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona: Kobaj, Atmaxh, Tupec, Nashec, Grazhdanik, Planej, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj, një pjesë e Qytetit në rrugën e Nashecit”, thuhet në njoftim.

Tutje KRU “Hidroregjioni Jugor” bën të ditur se me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.