Dhëndri ndal dasmën në gjysmë dhe deklaron: Zemra ime i përket dikujt tjetër
Deklarata e një dhëndrit kishte përlotur dasmorët gjatë ceremonisë së një dasme në Portugali.
Fun
Bëhet fjalë për një çift nga Portugalia, te quajtur Jefferson dhe Jessica. Teksa po bëheshin betimet, një moment i papritur ishte kur dhëndri ndaloi ceremoninë për të bërë një deklaratë të veçantë.
Jefferson, tha se kishte për të bërë një rrëfim pasi zemra e tij i përkiste dikujt tjetër. Të gjithë u shokuan në fillim, por kur dhëndrri nxori para te gjitheve vajzën e gruas, të cilën ajo e ka nga martesa e parë, të gjithë shpërthyen në lot, transmeton Lajmi.net.
Emocione të forta përjetoi dhe nusja teksa dëgjonte këto fjalë prekese në ditën më të bukur, nga bashkëshorti i ardhshëm. Jefferson u betua në mes dasmorëve duke thënë se 8-vjeçaren do ta dojë dhe do ta mbrojë deri në fund të jetës, dhe se ndihet krenar që është babi i një vajze si ajo. /Lajmi.net