Dha dorëheqje në verë, mbetet kryeministër deri në dimër – Haradinaj thërret tjetër mbledhje të qeverisë

Kryeministri në detyrë i vendit, Ramush Haradinaj ka thirrur një mbledhje tjetër të Qeverisë.

Lajme

28/01/2020 19:36

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimi i cili i është dërguar mediave, shkruan lajmi.net.

Mbledhja do të mbahet me fillim prej orës 14:00.

Ky veprim i  Haradinajt vjen pas gjashtë muajsh që prej se ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e  shefit të qeverisë.

Saktësisht më 19 korrik të vitit që lamë pas, Haradinaj kishte deklaruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit, me pretekstin e ftesës që atij i kishte ardhur nga Specialja.

Kjo pasi që dy partitë fituese të zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor, VV e LDK nuk po arrijnë të merren vesh assesi për ndarjen e posteve, që më pas do të pasonte me një marrëveshje për bashkëqeverisje. /Lajmi.net/