DFB i jep fitoren Monchengladbach, për ndeshjen e ndërprerë ndaj Bochum
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) i ka dhënë fitoren në tavolinë skuadrës së Borussia Monchengladbach.
Sport
Ndeshja mes Bochum dhe Monchengladbach ishte ndërprerë për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve vendas.
Në momentin e ndërprerjes, skuadra e Gladbach ishte duke prirë me rezultatin 0:2, përcjell lajmi.net.
Komisioni i DFB ka vendosur që t’i jap fitoren skuadrës mysafire me rezultatin që ishte në momentin kur ndërpritej ndeshja, me arsyetimin se skuadra organizatore merr përgjegjësi për tifozët.
Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 69’, pasi gjyqtari ndihmës, Christian Dittelmann u godit me gjësende nga tifozët. /Lajmi.net/