Detyrojnë pitonin katër metra ta vjellë gjelin që e kishte gëlltitur

Një video tregon momentin kur ekspertët e gjarpërinjve detyrojnë pitonin me gjatësi katër ta vjellë një gjel.

Fun

25/04/2019 20:01

Pitoni gjigant u detyrua ta nxjerr nga goja gjelin që e kishte gëlltitur nga një grup ekspertësh që e quajnë veten “gjuetar të gjarpërinjve” në Tajlandë, transmeton lajmi.net.

Por, pasi gjarpri vjell gjelin, ekspertët konstatojnë se kishte ngordhur.

Rastet e sulmimit të kafshëve nga gjarprinjtë nuk janë të rralla, me numrin e madh të këtyre fundit në Tajlandë. /Lajmi.net/