Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?
Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet për një krisje në marrëdhënien mes Ledion Liços dhe drejtueses së Top Channel, Sara Hoxha. Edhe pse çifti nuk ka reaguar publikisht, disa detaje kanë shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme. Së fundmi, vëmendja e publikut është përqendruar te një element i vogël, por domethënës:…
ShowBiz
Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet për një krisje në marrëdhënien mes Ledion Liços dhe drejtueses së Top Channel, Sara Hoxha.
Edhe pse çifti nuk ka reaguar publikisht, disa detaje kanë shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.
Së fundmi, vëmendja e publikut është përqendruar te një element i vogël, por domethënës: unaza e martesës.
Në edicionet e kaluara të Big Brother VIP, Liço është shfaqur me unazë në dorë, ndërsa këtë sezon ajo mungon, gjë që ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta.
Dyshja kanë tre fëmijë së bashku dhe prej muajsh janë vënë re edhe mungesa e postimeve të përbashkëta apo paraqitjeve publike si çift.
Megjithatë, as Ledioni dhe as Sara Hoxha nuk kanë konfirmuar apo mohuar zërat për ndarje.
Ndërkohë, Ledioni po vijon normalisht angazhimin e tij si moderator i Big Brother VIP, duke ruajtur diskrecion të plotë për jetën personale.
