Detajet e kontratës që refuzoi Dybala – tri vite, 7 milionë për vit: Palët do të takohen përsëri javën tjetër

Paulo Dybala është emri më i komentuar sot nëpër mediat evropiane që trajtojnë sportin.

Sport

21/03/2022 17:00

Argjentinasi është në një periudhë negociatash me skuadrën e Juventus dhe duket se palët po hasin në vështirësi për të arritur marrëveshje me njëra-tjetrën.

Raportimet nga Italia bënë të ditur sot se Dybala ka refuzuar ofertën e Juventus dhe do të largohet në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ‘Sky Sport Italia’ tashmë thotë se palët do të takohen përsëri javën tjetër dhe asgjë nuk ka marrë fund përfundimisht.

Gjithsesi, detajet e kontratës së ofruar sot janë zbuluar dhe shifrat janë goxha të larta.

Dybala do të përfitonte 7 milionë euro për vit, plus bonuse, në një kontratë që do ta mbante atë në ‘Allianz Stadium’ për tri vite.

Inter, Barcelona, Tottenham e Atletico Madrid janë duke ndjekur me kujdes situatën e Paulo Dybala. /Lajmi.net/