Detaje të reja nga vrasja në Gjakovë

Në ora 18:30 në fshatin Marmull të Gjakovës ka ndodhur një vrasje dhe plagosje me armë zjarri.

Lajme

12/03/2019 20:30

Në fshatin Marmull të Gjakovës, sot në ora 18:30 për motive pronësore është vrarë një person dhe një tjetër është plagosur, raporton lajmi.net.

Prokuroria Themelore e Gjakovës përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se i vrari është 40-vjeçari me inicialet T.B, kurse i plagosuri është 56-vjeçari me inicialet A.N.

Në anën tjetër sipas Prokurorisë, Policia akoma është në kërkim të të dyshuarit A.Gj.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë pa ndërhyrje:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, iu njofton që sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.

I dyshuari është në kërkim dhe ende nuk është kapur nga ana e policisë. /Lajmi.net/