Detaje të reja lidhur me vrasjen në Suharekë
Policia njofton për një ngjarje tragjike në një fshat të Suharekës sonte rreth orës 20:30.
Lajme
Komandanti i stacionit policor në Suharekë, Isuf Lumi, ka dhënë detajet e para se si ka ndodhur vrasja e të riut në fshatin Sopi të Suharekës.
“Dëshmitë e para flasin se gjatë kohës sa në familjen e viktimave anëtarët e saj kanë qenë duke ngrënë darkë, një person ka hyrë brenda dhe ka shtënë me armë zjarri. Tavolina ende është e shtruar, ashtu siç ka qenë”, tha Lumi për KALLXO.com.
Sipas Lumit, i vrari është një i ri i moshës rreth 25 vjeçare ndërsa i plagosur ka mbetur babai i tij, rreth 50 vjeç. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa komandanti i stacionit policor tha se është jashtë rrezikut për jetë.