Detaje për Liridon Rexhepin që u arrestua në Turqi, i dyshuar si menaxher i rrjetit financiar të inteligjencës së Izraelit

Autoritete turke kanë arrestuar së fundi një kosovar. Liridon Rexhepi është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të inteligjencës izraelite, Mossad. Liridon Rexhepi është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Stambollit, pas hetimeve të kryera nga inteligjenca turke. Sipas raportimeve të para thuhet se Liridon Rexhepi, shtetas kosovar, po transferonte para për agjentët në teren…

Lajme

03/09/2024 10:09

Autoritete turke kanë arrestuar së fundi një kosovar.

Liridon Rexhepi është identifikuar si menaxher i rrjetit financiar të inteligjencës izraelite, Mossad.

Liridon Rexhepi është identifikuar dhe arrestuar nga policia e Stambollit, pas hetimeve të kryera nga inteligjenca turke.

Sipas raportimeve të para thuhet se Liridon Rexhepi, shtetas kosovar, po transferonte para për agjentët në teren të Mossad-it në Turqi, e të cilët kishin filmuar objektivat e Mossad-it me drone, drejtuan operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbulluan informacione për fushën siriane.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e zbuloi Rexhepin pasi zbuloi parregullsi në llogaritë e tij financiare, të cilat treguan se ai po bënte depozita të panumërta për operativët e Mossad në Turqi përmes Western Union.

Ai ishte vënë nën vëzhgimin e MIT-it sapo hyri në Turqi më 25 gusht 2024 si dhe u arrestua në Stamboll më 30 gusht në një operacion të përbashkët me policinë e Stambollit, transmeton lajmi.net.

Operacionit e MIT deri më tani kanë zbuluar se agjentët e Mossad-it në Turqi lehtësojnë transaksionet e tyre të parave përmes vendeve të Evropës Lindore.

Liridon Rexhepi është operative i parë i profilit të lartë të Mossad-it që është arrestuar në Turqi këtë vit,.

Që nga janari, autoritetet turke kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me Izraelin, shumica e të cilave ishin shtetas turq.

Shtatë të dyshuar u arrestuan në janar, gjashtë persona u akuzuan në mars dhe dy të tjerë janë arrestuar në prill./Lajmi.net/