Detaje- Opozita dorëzon kallëzim penal ndaj ministres Nagavci
Deputetë nga partitë opozitare kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Padia është bërë nga anëtarët e Komisionit hetimor për tekstet shkollore, të cilët konsiderojnë se ministria ka bërë shkelje ligjore në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore. Kryetari i komisionit hetimor, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i…

Lajme
Deputetë nga partitë opozitare kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Padia është bërë nga anëtarët e Komisionit hetimor për tekstet shkollore, të cilët konsiderojnë se ministria ka bërë shkelje ligjore në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.
Kryetari i komisionit hetimor, Shemsedin Dreshaj ka thënë se raporti i komisionit ka bazë për hetim të mëtejshëm nga Prokuroria Speciale “lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”.
“Ky proces është përmbyllur me një raport final i cili ka mjaft të gjetura të shkeljes procedurale, shkeljeve ligjore dhe ka bazë për hetim të mëtejmë prokuroria lidhur me përgjegjësinë e individëve që janë marrë me këtë proces”, ka thënë Dreshaj.
Ndërkaq, nënkryetari i këtij komisioni hetimor Ardian Kastrati ka thënë se ka raste që edhe nga diaspora kanë marrë subvencione përmes platformës e-Kosova.
“Me këtë raport shkruhet që ka shkelje ligjore në procesin e subvencionimit të teksteve. Ka keq-menaxhim dhe keqplanifikim dhe pasoja të mëdha. Në cilësinë e procesit mësimor vitin e kaluar ku madje ka përfunduar viti dhe shume nxënës nuk i kanë marrë librat deri në fund. Përveç kësaj është ndikuar edhe në transaksionet e ndryshme ku ka mundësi që dikush i ka marrë të hollat, që jeton jashtë shtetit për shkak se është në e-Kosova dhe nuk i ka fëmijët fare këtu në shkolle ose plot të tjerë nuk i kanë marrë të hollat nga subvencioni fare: kjo eshtë ndikuar edhe me transfer të linjave buxhetore siç është nga digjitalizimi që është cilësuar si shtylla e reformës në arsim. Mbi te gjitha janë dy pasoja kryesore të cilat për mua konsumojnë edhe elemente te veprës penale. E para është që në komisionin hetimor ata nuk kanë arritur të arsyetojnë se ku kanë mbetur 6 milionë euro diferencë. Nga 4 milionë të planifikuara ata i kanë harxhuar 11 milionë në vitin e kaluar”, ka theksuar Kastrati.
E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se një nga raportet kryesore që kanë kërkuar deputetët e komisionit ka qenë lista e përfituesve nga subvencionimi me tekste shkollore dhe sipas tyre as Nagavci e as Murati nuk e kanë dërguar një raport të tillë.
“Vetëvendosja ka filluar të bojkotojë punën e komisionit hetimor parlamentar momentin qe janë evidentuar shkelje ligjore në përdorim të buxhetit. Një prej raporteve kryesore te cilin ne e jemi kërkuar ja qenë lista e përfituesve nga subvencionimi me tekste shkollore dhe Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave asnjëherë nuk ka dorëzuar raport të tillë. Në listën e përfituesve sipas të dhënave të marrura nga qytetarët ka përfitues edhe jashtë vendit, kjo është keqpërdorim i buxhetit te Kosovës. Veç duhet me thënë diçka e me rrejt si janë mësu”, ka shtuar Haxhiu.
Ndërsa, deputeti Agim Veliu ka thënë se ky raport ka ndihmuar për të evidentuar shkeljet ligjore nga përdorimi i buxhetit të Kosovës për subvencionimin me tekstet shkollore.