Detaje nga plagosja në Prishtinë, gjithçka ndodhi pas një zënke në komunikacion

Një person është plagosur mbrëmë me thikë.

Lajme

11/02/2021 08:48

Policia sot në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se deri te plagosja ka ardhur pasi dy drejtues veturash fillimisht ishin përfshire në një zënkë në komunikacion.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt

“Rr. ,, B’’ ,Prishtinë 10.02.2021-17:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dy drejtues veturash janë përfshirë në një zenkë, njëri është lënduar me një mjet të mprehtë –thikë. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/