Detaje në lidhje me dy Ferrarit që do vijnë në shtator

Prodhuesi italian i veturave sportive Ferrari do të lansojë dy modele të reja në Fiorano, në shtator të këtij viti.

Auto & Tek

07/08/2019 18:09

Njëri nga modelet e reja që vijnë muajin e ardhshëm do të jetë SUV-i i parë i shumëpritur Ferrari, i cili do njihet si modeli ‘Purosangue’, transmeton lajmi.net.

Modeli tjetër është ‘812 Superfast Spider’, i cili në të vërtetë është vetëm një tjetër version kabriolet i Grand Tourer.

Ferrari ka lansuar gjer më tani P80/C unik dhe superveturën e fuqishme hibride me 986 kuaj fuqi SF90 Stradale këtë vit. /Lajmi.net/