Detaje ekskluzive nga hedhja e granatës mbrëmë në Prishtinë

Mbrëmë reth orës 19:00 në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë pas një zënke, ishte përdorur edhe granata e dorës.

Lajme

06/05/2018 14:23

Në lidhje me këtë rast Policia sot ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë persona.

Por lajmi.net merr vesh se gjithçka kishte nisur nga një konflikt mes disa të rinjve.

Një dëshmitar në kushte anonimiteti i ka thënë lajmi.net se i riu A.J kishte pasur konflikt me disa persona moshatarë të tij (rreth 16-17 vjeçar).

Zënka që kishte nisur më herët, kishte kulmuar mbrëmë kur disa të rinjë shkuan te shtëpia e A.J dhe ia kishin thyer veturën.

Pas një rrahje në ato momente, prindi i tij me iniciale I.J, i kishte gjuajtur të dyshuarit me granatë të dorës.

Lajmi.net gjithashtu merr vesh se I.J ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Se deri te sulmi me granatë kishte ardhur pas një zënke e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Agron Borovci, zëdhënës për rajonin e Prishtinës kishte thënë se rasti ndodhi pas një konflikti të çastit. /Lajmi.net/