Detaje- Dy ushtarët e Malit të Zi që u arrestuan në Kosovë do të suspendohen e do të niset procedura disiplinore

Dy ushtarë të ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq janë arrestuar në Kosovë gjatë javës së kaluar. Të njëjtit do të suspendohen dhe ndaj tyre pritet të nis procedimi disiplinor për shkak se nuk i kanë njoftuar eprorët se do të udhëtojnë jashtë vendit, gjë që ligjërisht janë të detyruar ta…

Lajme

04/12/2024 15:02

Dy ushtarë të ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq janë arrestuar në Kosovë gjatë javës së kaluar.

Të njëjtit do të suspendohen dhe ndaj tyre pritet të nis procedimi disiplinor për shkak se nuk i kanë njoftuar eprorët se do të udhëtojnë jashtë vendit, gjë që ligjërisht janë të detyruar ta bëjnë.

Gjatë suspendimit ata pritet që të marrin dy të tretat e të ardhurave.

Sipas raportimit të “Vijesti”, Krikokapiq, 34 vjeçar dhe Jovanoviq 24 vjeç janë arrestuar në Kosovë për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në Manastirin e Deçanit, më 24 nëntor mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”, transmeton lajmi.net.

Bashkë me ta u arrestuan edhe Dragutin Lalatoviq, 24 vjeçar – që të tre nga Nikshiqi.

Gjykata Themelore në Pejë mori vendim për një muaj paraburgim ndaj tret ë dyshuarve.

Kurse në bazë të raportimit nga medium malazez, Krivokapiq dhe Lalatoviq nuk e kanë njoftuar komandantin e tyre se do të shkojnë në Kosovë.

“Sipas Ligjit për të Malit të Zi, një person që shërben në ushtri mund të udhëtojë jashtë vendit, por duhet të raportojë udhëtimin tek “një epror në një pozicion direkt në varësi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Malit të Zi”.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm mund të kufizojë udhëtimet jashtë vendit për shkak të nevojave të shërbimit dhe në kushte lufte apo gjendje të jashtëzakonshme dhe mund të udhëtojnë jashtë vetëm me miratimin e ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në raportim.

Ditë më parë Ministri i Mbrojtjes në Mal të Zi, Dargan Krapoviq deklaroi se dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë janë pjesëtarë të ushtrisë.

Ai theksoi se para datës 24 nëntor, Policia kishte njoftuar se gjatë një feste ortodokse në Manastirin e Deçanit ka arrestuar tre persona në veturën e të cilëve kanë gjetur mbishkrimet “Kosova është Serbi”.

“E njoh rastin që ka ndodhur në Kosovë, si gjithë të jterët, në radhë të parë përmes mediave. Të dy ushtarët të cilëve u është hequr liria kanë qenë në sistem për një kohë të gjatë, njëri prej 2011 dhe të tjerët nga viti 2022. Sipas njohurive të mia dhe vlerësimeve që janë bërë ata janë pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të Ushtrisë së Malit të Zi. Kur është fjala për këtë rast nuk do të bëhet asgjë e jashtëzakonshme, apo t’u hiqet koka nëse dikush pret një vendim të tillë. Kjo mund të ketë qenë praktik në periudhën e kaluar por jo sa jam unë ministër i Mbrojtjes, nuk do të lejoj një gjë të tillë. Është e nevojshme të konstatohen të gjitha faktet dhe rrethanat përkatëse dhe më pas të informojmë opinionin për detajet”, tha ministri i Mbrojtjes në Mal të Zi, Dragan Krapoviq./Lajmi.net/