Dështon zgjedhja e kryesuesit të KGjK-së, pas 15 ditëve shpallet konkursi i ri
Ka dështuar sërish zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Kjo për shkak se edhe në raundin e dytë kandidati Besnik Bislimaj ka marrë pesë vota, ndërsa kandidati tjetër, Rrustem Thaçi, ka marrë gjithashtu pesë vota. E, për shkak të barazimit të votave, procesi ka dështuar dhe konkursi do të rishpallet pas 15…
Lajme
Ka dështuar sërish zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Kjo për shkak se edhe në raundin e dytë kandidati Besnik Bislimaj ka marrë pesë vota, ndërsa kandidati tjetër, Rrustem Thaçi, ka marrë gjithashtu pesë vota.
E, për shkak të barazimit të votave, procesi ka dështuar dhe konkursi do të rishpallet pas 15 ditëve.