Dështon shitja e PTK’së

Komisioni Ndër-Ministror për Shitjen e PTK’së ka përfunduar takimin. Burime të lajmi.net thonë se s'është arritur pajtueshmëri për ta shtyrë përpara privatizimin e 75 % të saj. Afati i fundit për nënshkrimin e kontratës ishte sot. Ky proces dështoi.

Lajme

30/12/2013 13:18

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka dështuar të privatizohet.

Komisioni Ndër-Ministror për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK’së, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, është mbledhur sot për të vendosur përfundimisht lidhur me fatin e PTK’së, nëse ky proces do të ecte më tutje drejt privatizimit apo do të dështonte.

Burime të lajmi.net thonë se takimi ka përfunduar, ndërsa brenda tij nuk është arritur pajtueshmëri për ta shtyrë përpara procesin e privatizimit të PTK”së, pasi që ai kishte dështuar disa herë të marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës.

Afat i fundit për nënshkrimin e kontratës me kompaninë fituese AXOS ishte sot, gjë që nuk u arrit. Rrjedhimisht, shitja e PTK’së mund të konsiderohet e dështuar.