Dështon sërish- Seanca konstiutive pritet të mbahet përsëri brenda 48 orëve
Ka dështuar të zhvillohet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Njësoj si edhe herën e kaluar, as sot nuk u arrit që të procesohet rendi i ditës. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari është kthyer në sallën plenare për të vazhduar me seancën konstituive, ku me të kthyer ai njoftoi se në sallë…

Lajme
Ka dështuar të zhvillohet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Njësoj si edhe herën e kaluar, as sot nuk u arrit që të procesohet rendi i ditës.
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari është kthyer në sallën plenare për të vazhduar me seancën konstituive, ku me të kthyer ai njoftoi se në sallë janë 100 deputetë.
Pas kësaj, Dehari bëri mbylljen e seancës duke thënë se ajo do të thirret përsëri brenda 48 orëve, raporton lajmi.net.
“Ju falënderoj përfaqësuesit e partive politike që erdhën në takim, ku u shpërfaqën qëndrimet e tyre. Patën përfaqësues që e braktisën takimi, fatkeqësisht s’pati konsensus.Seanca vazhdon brenda 48 orëve, më 19 prill në ora 12:00”.
Nuk dihet nëse në seancën e ardhshme do të ndryshojë diçka, po partitë politike si PDK, LDK dhe AAK u shprehën se nuk ndryshojnë qëndrim dhe se dorëheqja e Kurtit dhe kabinetit qeveritar duhet të bëhet me kohë./Lajmi.net/