Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit – Musliu ia kapi mikrofonin Deharit
Për herë të 51-të ka dështuar të konsituohet Kuvendi i Kosovës. Kësaj radhe nuk doli asgjë në votim, shkruan lajmi.net Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu nuk e lejoi të flas udhëheqësin e seancës, Avni Dehari, pasi ky i fundit ia ndaloi fjalën. “As ti nuk ki me fol”, ishte njëra nga fjalët që u dëgjua…

Lajme
Për herë të 51-të ka dështuar të konsituohet Kuvendi i Kosovës.
Kësaj radhe nuk doli asgjë në votim, shkruan lajmi.net
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu nuk e lejoi të flas udhëheqësin e seancës, Avni Dehari, pasi ky i fundit ia ndaloi fjalën.
“As ti nuk ki me fol”, ishte njëra nga fjalët që u dëgjua teksa Musliu iu drejtua Deharit.
Dehari e ndërpreu seancën.
Kjo seancë përfundoi pa dal në votim as komisioni për votimin e fshehtë, i cili që nga 1 maji po vendoset në votim nga Dehari por nuk po arrij ti marrë 61 votat e nevojshme.
Për këtë komision, deputetët e opozitës nuk po votojnë fare e cila po konsiderohet antikushtetuese nga deputetët e VV-së.
Të shtunën, do të përfundoj afati kushtetues prej 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për të konstituuar Kuvendin, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje mes partive politike për të konstituuar Kuvendin.
Kreu i Nisma-s Fatmir Limaj dhe kreu i VV-së, Albin Kurti në vazhdimësi kanë realizuar takime me njëri tjetrin por deri tani nuk është gjetur asnjë marrëveshje mes tyre, pasi që Limaj po e kërkon pozitën e kryeparlamentarit, ndërkaq Albin Kurti po i ofron atij bashkëpunim në Qeveri.
Seanca e radhës do të mbahet të premten, më 25 korrik në ora 11:00. /Lajmi.net/