Dështon Milani, Mustafi te gjiganti i Premierligës
Sipas të gjitha gjasave do të dështojë transferimi i Shkodran Mustafit te Milani.

Merkato
Kjo pasi që Arsenali është shumë afër transferimit të shqiptarit nga Valencia, pas lëndimit të Per Mertesacker i cili do të mungojë për 5 muaj.
Lajmi konfirmohet nga “Daily Star”, që shkruan se Mustafi është zgjedhja e madhe e trajnerit Arsene Wenger, përcjellë “Lajmi.net”.
Opsioni “B” i Arsenalit për zëvendësimin e Mertesacker është mbrojtësi i Interit, Jeison Murillo.