Dështimi i 25-të për konstituimin e Kuvendit, Çitaku: Ekonomia e Kosovës po dëmtohet dhe rrezikohet, përsëri po bëjmë ftesë për reflektim

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar për media pas dështimit të 25-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka thënë se kjo fazë në të cilën ndodhen, është shumë e rrezikshme për vendin. “Kemi hyrë në një fazë jashtëzakonisht të rrezikshme për vendin. Ekonomia e Kosovës po dëmtohet dhe po rrezikohet. 140 mijë…

Lajme

02/06/2025 11:14

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar për media pas dështimit të 25-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo fazë në të cilën ndodhen, është shumë e rrezikshme për vendin.

“Kemi hyrë në një fazë jashtëzakonisht të rrezikshme për vendin. Ekonomia e Kosovës po dëmtohet dhe po rrezikohet. 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen e në ndërkohë Kuvendi dhe institucionet po mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”, ka thënë Çitaku.

Ajo në emër të PDK-së ka bërë ftesë për reflektim.

“Edhe njëherë bëjmë ftesë për reflektim, Kosova është më e madhe se secili prej nesh veç e veç”, ka thënë Çitaku. /Lajmi.net/