Dështimet dhe skandalet e diplomacisë, Pacolli mungon në seancë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur në ora 10:00.

Lajme

22/11/2018 11:27

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, nuk po merr pjesë kreu i saj.

Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Kuvendi që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër për shkak të agjendës së tij, shkruan lajmi.net.

Sido qoftë, Kuvendi ndonëse me numër të vogël të deputetvë, po e vazhdon seancën. Në seancë po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se Debati parlamentar vije sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/