Dështim organizimi i ndeshjes Ballkani – Zalgiris, tifozët pushtojnë sektorin e medieve të mbrohen nga shiu

Ndeshja Ballkani – Zalgiris është duke u shoqëruar me një shi të vazhdueshëm.

Sport

05/07/2022 21:43

E i gjithë ky shi nuk ka kaluar pa ndonjë epizod të pakëndshëm që nxjerr në pah organizimin jo të duhur të ndeshjes.

Që prej nisjes së ndeshjes në “Fadil Vokrri”, reshjet nuk kanë pushuar pothuajse asnjëherë.

Si rezultat i kësaj, shumë tifozë, në mënyrë që të shpëtojnë sadopak prej lagies nga shiu, ua kanë mësyrë sektorit të medieve.

Në një video të siguruar nga Lajmi.net shihet tifozët teksa ngjiten shkallëve në drejtim të medieve.

Pamjet e kësaj skene i gjeni këtu /Lajmi.net/