Dështakët dhe kampionët e Morattit

Massimo Moratti u emërua president i Interit në vitin 1995 kur u bë pasardhës i Ernesto Pellegrinit dhe e udhëhoqi klubin milanez deri javën e kaluar kur u bë zyrtar lajmi se pronari i ri i Nerazzurrëve do të jetë Erick Thohir. Gjatë gati dy dekadave nën drejtimin e Morattit, Inter fitoi pesë herë titullin…

Sport

25/10/2013 19:30

Massimo Moratti u emërua president i Interit në vitin 1995 kur u bë pasardhës i Ernesto Pellegrinit dhe e udhëhoqi klubin milanez deri javën e kaluar kur u bë zyrtar lajmi se pronari i ri i Nerazzurrëve do të jetë Erick Thohir.

Gjatë gati dy dekadave nën drejtimin e Morattit, Inter fitoi pesë herë titullin e kampionit në Itali, katër herë Kupën e Italisë, katër Superkupa të Italisë, një Ligë të Kampionëve, një Kampionat botëror për klube dhe një Kupë UEFA.

Moratti solli dhe shiti shumë futbollistë, prej tyre edhe yje që kanë lënë gjurmë në historinë e klubit dhe sportin në përgjithësi. Por, cilët ishin ‘kampionët’ më të mëdhenj nën drejtimin e tij.

Sipas Sky Sport Italia, në ekipin më të mirë të epokës së Morattit gjenden emra të mëdhenj si Ronaldo, Ibrahimovic, Sneijder, Zanetti, Maicon e të tjerë, që së bashku mund t’i shihni në fotografinë kryesore të bashkangjitur në këtë shkrim. Por, në njëmbëdhjetëshin e ‘dështakëve’ të Interit nën drejtimin e Morattit.

Në të mund të gjeni po ashtu mjaft emra të futbollistëve të mirënjohur si Sukur, Quaresma, Solari e Gresko.

Ata mund të kenë bërë karrierë pozitive tek ndonjë skuadër tjetër por në Inter ishin thjesht dështak, dhe janë vetëm një kujtim negativ i Morattit, dhe tifozëve të gjigantit milanez që do të shpresojnë që mos t’u ndodh më që në skuadrën e tyre të shohin futbollistëve si ta, që nuk arritën t’i përmbushin parashikimet.