Dëshpërim i madh te Chelsea, ende pa filluar sezoni ylli i ekipit lëndon “ACL-n”

Mauricio Pochettino ende pa filluar sezonin me Chelsean po has në probleme të mëdha. Ylli i klubit, Wesley Fofana është lënduar dhe ka këputur ligamentet e gjurit. Mbrojtësi francez i është nënshtruar një operacioni dhe do të mungoj pothuajse gjithë sezonin e ri 2023/24, shkruan Lajmi.net “Wesley tani do të fillojë rikuperimin e tij dhe…

Sport

18/07/2023 16:08

Mauricio Pochettino ende pa filluar sezonin me Chelsean po has në probleme të mëdha. Ylli i klubit, Wesley Fofana është lënduar dhe ka këputur ligamentet e gjurit.

Mbrojtësi francez i është nënshtruar një operacioni dhe do të mungoj pothuajse gjithë sezonin e ri 2023/24, shkruan Lajmi.net

“Wesley tani do të fillojë rikuperimin e tij dhe do të punoj me departamentin mjekësor të klubit në Cobham”, shkruhet në njoftimin e klubit

22-vjeçari te Chelsea u transferua gjatë afatit veror të vitit të kaluar nga Leicester City për 80 milionë euro.

Sezonin e kaluar Fofana arriti të bënte 22 paraqije në të gjitha garat me Blutë E Londrës dhe shënoi dy gola./Lajmi.net/