Dëshmitari refuzon të dëshmojë kundër krerëve, ia qet poshtë provën Speciales: M’u falsifikua nënshkrimi
Zhvillime interesante ka edhe sot në Gjykatën Speciale, në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një dëshmitar shqiptar po refuzon të dëshmojë, shkruan lajmi.net. I njëjti, teksa është pyetur nga Prokuroria e Speciales për një provë, deklaratë të cilën ky organ pretendon se ai e ka dhënë në vitin 2004, ka mohuar që…
Lajme
Zhvillime interesante ka edhe sot në Gjykatën Speciale, në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një dëshmitar shqiptar po refuzon të dëshmojë, shkruan lajmi.net.
I njëjti, teksa është pyetur nga Prokuroria e Speciales për një provë, deklaratë të cilën ky organ pretendon se ai e ka dhënë në vitin 2004, ka mohuar që të gjitha.
Ka thënë se nënshkrimi që është në fund të deklaratës, nuk është i tij.
Avokati i caktuar nga Specialja ndërkaq për dëshmitarin, ka thënë se klienti i tij nuk është i gatshëm të dëshmojë, por do që të shkojë në burg.
Biseda:
Prokuroria: A është e vërtetë se keni thënë deklaratë në vitin 2004?
Dëshmitari: Është e pavërtetë.
Prokuroria: Po thoni që nuk keni thënë deklaratë?
Dëshmitari: Nëse do të shihni versionin anglisht, a shihni nënshkrimin tuaj?
Prokuroria: E paska shkarravit dikush këtë shkrim, nuk është e vërtetë.
Avokati i dëshmitarit: Sot paradite jam konsultuar me klientim tim. Dëshmitari është i stresuar dhe nuk është gati të jap dëshmi, është gati të shkojë në burg. Po udhëzohet ai për të dhënë dëshminë. Nuk e di nëse shtyhet seanca do të ndryshojë mendja e tij. /Lajmi.net/