Dëshmia shkencore se meshkujt mund të zhduken pas disa vitesh

Kromozomi Y mund të jetë duke u shuar, duke nxitur diskutime nëse burrat mund të zhduken bashkë me të.

Fun

01/09/2020 17:34

Gjinia e një njeriu përcaktohet nëpërmjet kromozomit. Njerëzit që kanë kromozomin X zhvillojnë vezoret (gratë), gjersa ata që kanë kromozomin X dhe Y zhvillojnë testisin (burrat), shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Gjenet zhvillojnë mutacione me kalimin e kohës, disa prej të cilave janë të dëmshme. Kromozomi mund të shmangë kalimin nëpër mutacione të tilla, duke u përzier dhe përshtatur me njëri tjetrin gjatë mejozës (faza e zhvillimit të fetusit, gjatë së cilës trupat në formësim zhvillojnë spermatozoide ose vezë).

Ky proces ndan gjenet dhe e bën më të mundshme që të shpëtojnë të gjalla vetëm ato që janë më të forta.

Megjithatë vetëm kromozomet X mund të ndërrohen me njëri-tjetrin, ndërsa Y nuk është aq i ngjashëm sa të kombinohet.

Për shkak se individët nuk kanë (përgjithësisht) dy kromozome Y, Y nuk mund të rikombinohet me vetveten dhe kështu ajo është reduktuar përgjatë miliona viteve evolucion.

“Humbja e kromozomit Y nuk nënkupton domosdoshmërisht zhdukje të meshkujve, shpjegoi Nielsen, kryesuesi i studimit mbi kromozomet. /Lajmi.net/