Dëshmia e Rubin, Deda: ShBA-të nuk lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset
Opinionisti Ilir Deda ka vlerësuar se dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Rubin në Dhomat e Specializuara është ndër më domethënëset në procesin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vitesh mbahen në paraburgim në Hagë. Duke folur në emisionin Rubikon, Deda theksoi se mesazhi i Rubin ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do…

Lajme
Opinionisti Ilir Deda ka vlerësuar se dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Rubin në Dhomat e Specializuara është ndër më domethënëset në procesin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vitesh mbahen në paraburgim në Hagë.
Duke folur në emisionin Rubikon, Deda theksoi se mesazhi i Rubin ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që roli i tyre historik në çlirimin e Kosovës nga regjimi i Millosheviqit të vihet në pikëpyetje apo të zbehet.
”SHBA nuk e lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset”.
”Ata që dëgjojnë e kuptojnë se çka du me thanë me këtë se SHBA nuk lejon me u diskreditu roli i tyre”.
”E sa i përket rolit të Shteteve të Bashkuara në përgjithësi, pa ta ne nuk e kishim pasë lirinë”.
”Kjo administratë nuk është e durueshme, nuk është shumë përkdhelëse, këto lojërat kot të nivelit ballkanik nuk i toleron, dhe javën e kaluar erdh hapi i parë – pezullimi i Dialogut Strategjik, që duhej të fillonte në dhjetor”.