Dëshirat e fundit të njerëzve para vdekjes (Foto)
Shumica e njerëzve jetojnë sikur të jenë të pavdekshëm, por ne të gjithë e dimë se vjen një ditë kur do të braktisim edhe frymën e fundit nga kjo botë, transmeton lajmi.net

Lifestyle
Disa prej tyre e dinë saktësisht se kur do të vjen kjo kohë, kështu që ata vendosin që orët e fundit të jetës së tyre në tokë, t’i kalojnë duke bërë atë që kanë dashur për shumë kohë.
Shikoni më poshtë historitë e tyre.
Kur gjashtë vjeçarja Elena u diagnostifikua me kancer të trurit, ajo filloi të shkruajë shënime të panumërta me plot dashuri për prindërit e saj.
Një javë para se gjyshi të vdiste, mbesa e tij kishte lënë birrën e tij të preferuar në shtëpinë e pleqve për të. Ishte birra e fundit që kishte pirë në jetën e tij.
Dëshira e saj e fundit ishte që ta shihte shokun e saj të ngushtë, maçokun Oliver, për përshëndetjen e fundit.
Dëshira e fundit e këtij të pastrehu ishte që ta adoptojë dikush qenin e tij besnik.
Vallëzimi i fundit i nënës me babain, një natë para se të vdiste në luftën me kancerin.
Dëshira e fundit e 8 vjeçares, pak orë para se të vdste, ishte të martohej me shokun e saj të ngushtë.
Dëshira e fundit e kësaj vajze ishte t’i këndohej serenatë nga Florence dhe ‘The Machine’.
Babai eci bashkë me të bijën të veshur me fustan nusërie, për t’i dhënë asaj një kujtim të fundit që nuk mund të përmbushej më vonë.
/Lajmi.net/