Deshi të bëhej kryetar i PDK-së, sa vota i ka marr Enver Hoxhaj deri më tani?

Në Konventën e partisë me 17 nëntor, PDK e zgjodhi Bedri Hamzën kryetar. Dëshirë për t’u bërë kryetar pati edhe Enver Hoxhaj, por ai nuk kandidoi pasi kërkoi që të ketë më shumë kohë dhe konventa të organizohej në një datë tjetër, transmeton lajmi.net. Me 28 dhjetor, PDK doli e dyta në nivel vendi në…

Lajme

30/12/2025 13:21

Në Konventën e partisë me 17 nëntor, PDK e zgjodhi Bedri Hamzën kryetar.

Dëshirë për t’u bërë kryetar pati edhe Enver Hoxhaj, por ai nuk kandidoi pasi kërkoi që të ketë më shumë kohë dhe konventa të organizohej në një datë tjetër, transmeton lajmi.net.

Me 28 dhjetor, PDK doli e dyta në nivel vendi në zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Ky subjekt nuk shënoi ndonjë rritje në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e humbur një ulëse në legjislaturën e re, sipas rezultateve preliminare.

PDK e udhëhequr nga Hamza mori 184 mijë e 318 vota apo 20.98 përqind. Tash kanë mbetur të numërohen votat në përfaqësitë diplomatike, ato me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Por, sa vota mori Enver Hoxhaj si kandidat për deputet?

Nga 35,28% të votave të numëruar për kandidatët për deputet, Enver Hoxhaj ka 12 mijë e 711 vota, duke shkuar sigurt drejt sigurimit edhe të një mandati për deputet.

Ai rënditet i 8-ti deri më tani me vota tek PDK-ja./lajmi.net/