Deshi ta hedh peshkun në ujë, shqiponja e rrëmben atë në ajër

Momenti kur shqiponja vjen me shpejtësi të madhe për ta kapur peshkun, të cilin një djalosh tentoi ta kthente në det, është incizuar nga dëshmitarë të ngjarjes.

Fun

23/09/2019 12:45

Shqiponja me shpejtësinë e saj arrin ta kapë peshkun, para se ai të futet në ujë.

Videoja është shpërndarë në internet, e është bërë virale për vetëm pak orë, duke u shikuar me 1,3 milionë persona nga e mbarë bota.

‘Daily Mail’ nuk ka qartësuar vendndodhjen e saktë se ku ka ndodhur ngjarja. /Lajmi.net/