Deschamps: Shqipëria nuk është ekip i vogël

Selektori i Francës, Didier Deschamps nuk u nda i kënaqur nga loja e skuadrës së tij dhe insistoi se Shqipëria nuk është ekip i vogël.

Sport

14/11/2014 23:49

Selektori i Francës, Didier Deschamps kritikoi skuadrën e tij për lojën e shfaqur në barazimin 1:1 në miqësoren me Shqipërinë në Rennes.

Por, ai ia pranoi meritat skuadrës kuqezi që shfaqi lojë shumë të mirë.

“Bëmë disa gabime dhe loja nuk ishte fluide. Shqipëria ra pak në nivel gjatë pjesës së dytë. Por, ata nuk janë ekip i vogël”, deklaroi Deschamps pas ndeshjes për mediat franceze.

Trajneri francez kritikoi ekipin e tij për lojën, duke theksuar se lojtarët nuk duhet ta ulin ritmin, sidomos ndaj një skuadre si Shqipëria që pak muaj më parë mundi Portugalinë.