Dermatologët: Nuk janë agrumet, një perime ka funksion të trefishtë kundër rrudhave

Një estetiste mjekësore nga "Skinfluencer", Cassandra Bankson, zbuloi se cili është sekreti i një lëkure të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Lifestyle

25/07/2021 11:41

Ne të gjithë e dimë se frutat dhe perimet duhet të konsumohen çdo ditë për të qenë të shëndetshëm. Por dihet gjithashtu se jo të gjitha frutat dhe perimet janë krijuar për të qenë të barabarta në efektin e tyre kundër akneve, rrudhave dhe plakjes së lëkurës, transmeton lajmi.net.

Sigurisht, është shumë mirë t’i konsumojmë frutat dhe perimet sa më shumë të jetë e mundur për të përfituar vlera shëndetësore, por ekziston vetëm një perime që ju duhet ta përfshini patjetër në përditshmëri, nëse doni një lëkurë të pastër dhe gjithmonë të re.

Një estetiste mjekësore nga “Skinfluencer”, Cassandra Bankson, zbuloi se cili është sekreti i një lëkure të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Kur bëhet fjalë për ushqimin e mirë dhe lëkurën e shëndetshme, është mirë që të reduktohen bulmeti dhe sheqernat, sepse, siç dihet, shkaktojnë akne. Në të njëjtën kohë, ka disa ushqime që kanë më shumë ose më pak gjasa të shkaktojnë puçrra në lëkura më të ndjeshme.”

Por në përgjithësi, disa rregulla të përgjithshme për të ndjekur janë që ushqimet që janë të pasura me fibra, me antioksidantë dhe vitaminë C mund të ndihmojnë në një lëkurë gjithmonë të re.

Vitamina C është thelbësore që trupi juaj të prodhojë kolagjen, i cili jo vetëm forcon lëkurën, por mund të ndihmojë edhe në riparimin e saj. Antioksidantët janë të mrekullueshëm për të luftuar dëmtimin e radikaleve të lira dhe fibrat ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes, duke lejuar që lëndët ushqyese të përthithen nga organizmi, bakteret e shëndetshme të lulëzojnë në zorrë dhe të ekuilibrojnë nivelet e IGF-1 për të përmirësuar funksionin e hormoneve, që mund të përkthehen në lëkurë më të pastër”,- shton më tej Bankson.

Dhe kur është fjala për ushqime të pasura me vitaminë C, mendimi i parë që mund t’u vijë të gjithëve është “agrumet!” Por shumë njerëz, sipas Bankson, nuk e dinë që një perime e pasur me vitaminë C më shumë se agrumet është speci.

Spacat janë të pasur me një sasi të vitaminës C pothuajse tri herë më shumë sesa një portokall, për të mos përmendur pastaj sasinë e pafundme të fibrave dhe antioksidantëve.”

Bankson shpjegon se nëse po kërkoni t’i shtoni dietës suaj një ushqim për të mirën e lëkurës, por edhe për shëndetin e organeve të tjera “specat janë rekomandimi kryesor. Shtojini në omëleta ose sallata, shijojini në supa, të mbushur, ose edhe të pjekur në furrë për darkë.”

Ajo rekomandon të “shtoni speca në dietën tuaj, të paktën një herë në ditë, për të siguruar nevojat ushqyese të vitaminës C, si dhe të rritni fibrat dhe antioksidantët që shpesh mungojnë në dietat standarde”. /Lajmi.net/