Derisa flitet për Neymarin, PSG kërkon një përforcim nga Real Madrid

PSG ka identifikuar një përforcim të ri nga Real Madrid.

Sport

21/08/2019 23:39

Real Madrid ka hyrë në garë për transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain.

Por, në ndërkohë edhe klubi francez kërkon një përforcim nga “Los Blancos”.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se PSG ka shfaqur interesim për transferimin e Luka Jovic, transmeton lajmi.net.

Përforcimi i ri i Real Madridit duket se nuk ka bindur trajnerin Zinedine Zidane se e meriton të mbetet në Santiago Bernabeu për sezonin e ri.

Andaj, në pritje të largimit të Neymar, PSG kërkon Jovicin për të plotësuar mungesën e brazilianit. /Lajmi.net/