“Deri më datën 11 i duam 40 mijë euro” – Qytetari nga Prishtina ankohet në polici se dy shtetas të Shqipërisë shkuan në shtëpinë e tij dhe e shantazhuan
Një rast i dyshuar i detyrimit është raportuar në Prishtinë, ku një qytetar mashkull kosovar ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona shtetas të Shqipërisë. Sipas raportit policor, më 8 janar 2026, të dyshuarit kanë shkuar në shtëpinë e ankuesit dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor, deri më 11 janar 2026,…
Lajme
Një rast i dyshuar i detyrimit është raportuar në Prishtinë, ku një qytetar mashkull kosovar ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona shtetas të Shqipërisë.
Sipas raportit policor, më 8 janar 2026, të dyshuarit kanë shkuar në shtëpinë e ankuesit dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor, deri më 11 janar 2026, t’u dorëzojë shumën prej 40 mijë eurosh para të gatshme në shtëpinë e njërit prej tyre, transmeton lajmi.net.
Rasti është raportuar në polici dhe aktualisht është duke u hetuar nga ekipet relevante policore, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me të dyshuarit apo rrethanat e rasti.
Raporti i plotë:
DETYRIM
Prishtinë / 04.01.2026 – 18:30. Më 08.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, dy persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë me datën e cekur kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor (deri me 11.01.2026) t’i dërgoj 40.000 € para të gatshme në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore./lajmi.net/