Deri ku shkon imagjinata? Fytyra e Albin Kurtit tashmë në ambalazh të birrave

Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur edhe një lloj pije alkoolike që mban në ambalazh fytyrën e kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

Lajme

26/01/2021 21:45

Ndërkaq, në pjesën e përqindjes së alkoolit, është vendosur 61%, aq sa po pretendojnë akterë të këtij subjekti politik se do i marrin në zgjedhje.

Diçka të ngjashme para disa ditësh e kishte bërë edhe një përkrahës tjetër i Vetëvendosjes, i cili e kishte vendosur fotografinë e Kurtit në veturën e tij.

Kryetarit të VV-së iu pat rezervuar hapësirë edhe në hymjen e shtëpisë së një simpatizanti tjetër.

Kurtit, përgjatë ditës së sotme, iu është bërë e ditur nga PZAP-ja se ankesa për kandidim si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit iu është hedhur poshtë.