Dërgohet në mbajtje një nga të dyshuarit i cili u plagos të martën në Kolovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një nga personat e dyshuar i cili u plagos të martën në Kolovicë. Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari po trajtohej në QKUK. “Prishtinë / 26.03.2024-21:20.  Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK…

Lajme

28/03/2024 10:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një nga personat e dyshuar i cili u plagos të martën në Kolovicë.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari po trajtohej në QKUK.

“Prishtinë / 26.03.2024-21:20.  Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me nje rast te mehershem, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar  i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me  vendim të prokurorit,  është dërguar ne mbajtje kurse  trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/