Derby d’Italia, formacionet e mundshme për Inter – Juventus

Inter pret Juventusin në Giuseppe Meazza të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Sport

27/04/2018 10:24

Këtë të shtunë në orën 20:45 do të luhet në “San Siro” supersfida e javës së 35-të të Serisë A, Inter – Juventus, e cila mund të vendosë fatin e objektivave të të dyja skuadrave.

Interi kërkon fitoren me çdo kusht për zonën Champions, ndërsa bardhezinjve nuk u lejohet më asnjë hap i gabuar, pasi Napoli e ndjek nga pas me vetëm një pikë më pak si dhe favorizohet edhe nga kalendari. Por me çfarë formacioni do të zbresin të dy ekipet në fushë?

Në kampin zikaltër, Candreva pritet të luajë titullar në të djathtë, edhe pse mbetet në balotazh me Karamoh.

Në mesfushë Borja Valero ka parakaluar Vecinon, ndërsa Rafinha do të jetë pas shpinës së Icardit, transmeton “SuperSport”.

Sa i përket formacionit të Juventusit, Rugani duhet të marrë vendin e Chiellinit në mbrojtje. Në rreshtimin 4-2-3-1, Matiudi është më shumë drejt stolit, ndonëse lufton për një vend titullari me Douglas Costan dhe Ruganin.