Derbi anglez: Chelsea – Man Utd, analizë – statistika – formacionet e mundshme

Derbi i xhiros së 13-të në Premier Ligë do të zhvillohet sonte në Stamford Bridge mes Chelseas dhe Manchester United nga ora 17:30.

Sport

28/11/2021 08:58

Manchester United gjenden në një formë katastrofale pasi kanë pësuar katër disfata në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.

Chelsea në anën tjetër është lider i tabelës me 29 pikë të mbledhura dhe ka gjashtë fitore në shtatë ndeshjet e fundit në kompeticion.

Të rejat e lëndimeve: 

Mbrojtësi i Chelseat, Ben Chilwell, mund të ketë nevojë për operacion pasi pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit gjatë fitores së tyre ndaj Juventusit.

Mateo Kovacic është gjithashtu jashtë dhe N’Golo Kante ka shumë pak gjasa që të paraqitet pasi ka përdredhur gjurin e tij në mesjavë, por Romelu Lukaku mund të kthehet në skuadër.

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire është i suspenduar dhe Luke Shaw mund të mungojë sërish për shkak të një dëmtimi në kokë.

Fred dhe Edinson Cavani janë të dy në dyshim, ndërsa Raphael Varane dhe Paul Pogba mbeten të padisponueshëm.

Statistika kokë më kokë: 

  • Chelsea nuk e ka mposhtur Manchester Unitedin në shtatë takimet e fundit në Premier Ligë (4 barazime, 3 humbje).
  • ‘Blutë’ kanë dështuar gjithashtu të shënojnë në katër ndeshjet e fundit të ligës kundër ‘Djajve të Kuq’.
  • Megjithatë, Chelsea mbetet skuadra e vetme që ka fituar më shumë ndeshje në Premier Ligë kundër United se sa ka humbur, me 18 fitore dhe 17 humbje.

Chelsea: 

  • Liderët e ligës, Chelsea, kanë humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e tyre në Premier Ligë këtë sezon.
  • Ata kanë pranuar vetëm katër gola në 12 ndeshje të ligës këtë sezon. Një tjetër rezultat i pastër do të siguronte që ata të barazonin rekordin e tyre me më pak gola të pësuar pas 13 ndeshjeve të ligës.
  • Skuadra e Thomas Tuchel ka shënuar 17 gola në gjashtë ndeshjet e tyre në shtëpi në kampionat këtë sezon.
  • Megjithatë, ‘Blutë’ mund të humbin një ndeshje të pestë në shtëpi në ligë në një vit kalendarik për herë të parë që nga viti 1995.
  • Reece James ka katër gola dhe katër asistime nga shtatë starte në Premier Ligë deri më tani këtë sezon – ai ka shënuar ose asistuar në secilën nga katër ndeshjet e fundit të Chelseat në ligë.

Manchester United: 

  • Manchester United ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier Ligë (1 fitore, 1 barazim) – asnjë ekip nuk ka grumbulluar më pak pikë në atë kohë.
  • Ata kanë pranuar 17 gola në ato shtatë ndeshje, më shumë se çdo ekip tjetër.
  • ‘Djajtë e Kuq’ mund të barazojnë rekordin e tyre të klubit prej tre humbjesh të njëpasnjëshme në Premier Ligë.
  • Michael Carrick do të bëhet anglezi i parë që do të menaxhojë një ndeshje në ligë për United që nga Ron Atkinson në 1986.
  • Goli i radhës i Cristiano Ronaldos do të jetë i 800-ti për klubin dhe kombëtaren.
  • Ronaldo ka dështuar të shënojë në 10 paraqitjet e tij në ligë kundër Chelseat – ata janë skuadra me të cilën është përballur më shumë pa shënuar në kampionat.

Formacionet e mundshme (foto): 

Analizë: 

Chelsea tregoi se mund të keni një sezon të suksesshëm me një menaxher të përkohshëm kur fituan Kupën FA nën drejtimin e Guus Hiddink në 2009, por është një thirrje e madhe për Manchester United që të ndjekë këtë rrugë.

Rekordi i United kur bëhet fjalë për vendime të mëdha nuk është mbresëlënës kohët e fundit. Ndërkohë, Chelsea duket se ia ka dalë shumë mirë duke emëruar Thomas Tuchel në fillim të vitit.

Parashikim: 2-1

/Lajmi.net/