Deputetja e VV-së: LDK nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në “Pressing” të T7, se LDK-ja nuk ka ofruar mbështetje për Vjosa Osmanin. Ajo tha se Lumir Abdixhiku në asnjë moment nuk i ka premtuar këto 15 vota si të tëra. Ajo u pyet nëse Albin Kurti e ka pyetur Abdixhikun nëse Osmani e ka mbështetjen e…

Lajme

18/03/2026 23:50

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në “Pressing” të T7, se LDK-ja nuk ka ofruar mbështetje për Vjosa Osmanin.

Ajo tha se Lumir Abdixhiku në asnjë moment nuk i ka premtuar këto 15 vota si të tëra.

Ajo u pyet nëse Albin Kurti e ka pyetur Abdixhikun nëse Osmani e ka mbështetjen e LDK-së.

Kryeziu-Hyseni tha se kjo gjë është parë nga deklarimet publike.

“Prej këtyre 15 votave të LDK-së unë mendoj që minimumi 5 nuk do ta votonin Vjosa Osmanin”, tha ajo.