​Deputetja Alicia Kearns kritikon Vuçiq për vazhdimin e lidhjeve me Rusinë

Deputetja britanike Alicia Kearns ka përcjellë kritikat e saj ndaj vazhdimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Kearns në një postim në X, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon të kërkojë më shumë gaz rus dhe lidhje më të ngushta me homologun rus Vladimir Putin, duke dërguar katër ministra në samitin e BRICS…

Bota

23/10/2024 19:04

Deputetja britanike Alicia Kearns ka përcjellë kritikat e saj ndaj vazhdimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Kearns në një postim në X, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon të kërkojë më shumë gaz rus dhe lidhje më të ngushta me homologun rus Vladimir Putin, duke dërguar katër ministra në samitin e BRICS në Rusi.

“Këta përfshijnë dy ministra serbë nën sanksionet e SHBA, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq. Ndërkohë ukrainasit përballen me perspektivën e një dimri tjetër nën sulm me sulme ruse që synojnë infrastrukturën energjetike në përpjekje për t’i ngrirë në dorëzim”, ka shkruar Kearns.