Deputeti që u kthye dhunshëm prapa në Kuvend nga protestuesit është vëllai i dëshmorit Njazi Rexhepi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës. Protestuesit e kanë kthyer sërish brenda Kuvendit, duke bërë të qartë se nuk do të lejojnë largimin e deputetëve pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara. Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit,…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit e kanë kthyer sërish brenda Kuvendit, duke bërë të qartë se nuk do të lejojnë largimin e deputetëve pa u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.
Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet votimi i ligjit edhe në fazat e tjera të procedurës parlamentare.