Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit për Kurtin e VV-në: Ndjehen inferiorë, vendi i tyre s’është në mesin e atyre që ndërtuan historinë
Korab Rashiti, deputet shqiptar Kantonin e Bernit, ka hedhur kritika drejt liderit të VV-së Albin Kurti, dhe militantëve të kësaj partie, duke thënë se këta do të ndiejnë gjithmonë ‘‘një inferioritet ndaj atyre që rrezikuan jetën, me armë në dorë, për lirinë’’. Ai ka thënë edhe se, Kurti ka shkuar aq larg sa po mohon…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/01/korab-rashiti.jpg)
Lajme
Korab Rashiti, deputet shqiptar Kantonin e Bernit, ka hedhur kritika drejt liderit të VV-së Albin Kurti, dhe militantëve të kësaj partie, duke thënë se këta do të ndiejnë gjithmonë ‘‘një inferioritet ndaj atyre që rrezikuan jetën, me armë në dorë, për lirinë’’.
Ai ka thënë edhe se, Kurti ka shkuar aq larg sa po mohon aleatët historikë të vendit, dhe se, të njëjti janë të etur për legjitimitet sa janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të treguar se e meritojnë një vend në histori, por se siç ka thënë Rashiti nuk do të mbetet asgjë prej tyre.
”Ata kurrë nuk do të jenë intelektualisht Ibrahim Rugova apo Adem Demaçi. Nuk do të jenë kurrë Adem Jashari, as Hashim Thaçi, e as Ramush Haradinaj. Vendi i tyre nuk është mes atyre që e ndërtuan historinë, por mes atyre që përpiqen dëshpërimisht ta falsifikojnë atë”, ka thënë ai mes tjerash.