Deputeti kapet duke parë video pornografike

Deputeti Ronnathep Anuwat nga Tajlanda është kapur nga kamerat duke shikuar video pornografike në smartfonin e tij, gjatë një seance parlamenti, ku po zhvillohej një debat për planifikim buxhetor të vendit.

Fun

18/09/2020 23:37

Sipas mediave tajlandeze, deputeti shikoi video erotike për më gjatë se 10 minuta. Pasi është pyetur nga mediat, ai ka thënë se kishte marrë mesazh nga një vajzë që i kërkonte ndihmë dhe kishte nevojë për para, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ai e ka parë deri në fund videomesazhin për të vlerësuar nëse vajza ishte vërtet në rrezik.

Vëmendja i është tërhequr edhe nga kreu i parlamentit, por nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj tij. /Lajmi.net/