Deputeti i PDK-së Nait Hasani: Nuk mund të dënoj veten, me votën time
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili ka marrë fjalën e tij në debatin për Gjykatën Speciale, pas fjalimit të deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, përkrahu votimin e kësaj gjykate, me ironi e ka falënderuar atë, siq ka thënë ai për ligjëratën e bukur.
Lajme
Hasani si ish i burgosur politik deri në përfundim të luftës, ka përmendur edhe të vrarët në burgun Dubravës, raste të cilat i tregoi edhe përmes fotografive, ku shiheshin udhëheqës serbë të këtij burgut të armatosur, e edhe duke vrarë të burgosurit shqiptarë.
“Në burgun e Dubravës janë vrarë 130 persona”, ka thënë Hasani.
Ndërsa ai me vete kishte edhe një Kallëzim Penal, i cili është përgatitur kundër stafit të burgut lidhur me këto vrasje, por për të cilin tha se asnjëherë nuk është bërë e mundur që të nxjerrë para drejtësisë të dyshuarit.
Ndërsa, ai nuk ka lënë pa përmendur as rastin e ditëve të fundit, pas një deklarate të ish-Drejtorit të burgut të Mitrovicës, i cili kishte thënë se Ukshin Hotin e kanë vrarë vetë shqiptarët.
Tha se këto deklarata janë të pabaza, dhe se të gjithë sipas tij e dinë se pikërisht ky drejtor ka urdhëruar rrahjen dhe torturimin e Ukshin Hotit.
“Unë jam kundër votimit, dhe jam kundër kësaj Gjykate. Kjo gjykatë nuk mund të më dënoj mua, unë nuk mund ta dënoj veten me votën time” u shpreh ai
“Jam kundër gjykatës sepse me të drejtë kam luftuar për çlirimin e Kosovës, dhe çlirimi i Kosovës na ka mundësuar që të votojmë sot këtu”. (lajmi.net)